Sporti

Pochettino do të qëndrojë te PSG

06/06/2021 16:27
nga:E K

Pavarësisht zërave për largimin e tij, Mauricio Pochettino ka vendosur të qëndrojë te PSG.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, raporton se argjentinasi do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Paris Saint Germain edhe për sezonin tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.

“Pavarësisht se ishte në bisedime me Tottenham, Pochettino do të qëndrojë te PSG”, ka shkruar Romano në Twitter.

Pochettino në sezonin e tij të parë te PSG ka arritur të fitojë kupën e Francës, por megjithatë ka dështuar të fitojë titullin kampion të Ligue 1, si dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale nga Manchester City.

/GazetaBlic Sport/