Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor.
Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Turqia, Onder Dogan, i njohur për publikun si Murda.
Ata kanë sjell pamje në rrjete sociale nga videoklipi i ri, nga vendi ku është xhiruar projekti.
View this post on Instagram
“Te quiero” mban titullin kënga, që njëherësh në shqip do të thotë ‘Të dua’.
Të njëjtit zbuluan se ky projekt do të lansohet këtë të premte (26 korrik).
Dhurata momentalisht po shijon suksesin e EP-së së re “Vera me ty”, të cilën e solli në bashkëpunim me Ylli Limanin.
Kjo përmban gjithsej pesë këngë, të cilat janë të realizuara gjegjësisht për këtë periudhë vere