Showtime

“Po të mos ishte Fifi, Graniti do largohej i pari”, banorët lexojnë komentet e publikut

11/09/2021 11:51
nga:Genita C

Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip banorët kanë lexuar komentet e publikut për ta, teksa i duhej që të plotësonin fjalët që mungonin, sipas kërkesës nga Vëllai i Madh.

Ata kanë lexuar së bashku komentet, teksa disa ishin ato që ranë më shumë në sy.

“Po të mos ishte për Fifin, Graniti do ishte i pari që do largohej”, ishte njëri prej komenteve.

Po ashtu, një tjetër komentues shprehej se “Fifi ta kënaq shpirtin”, është e sinqertë dhe ka një zemër të

mirë. Në një koment tjetër për Fifin, thuhej se ajo viktimizohet dhe e përdor Granitin për ta bërë të ndihet në faj dhe luan lojëra të rënda psikologjike me të.

Një koment që i bëri banorët të qeshnin ishte ai për Semin. Komentuesi kërkonte që Semi të pastronte shtëpinë, pasi nuk e bën kurrë diçka të tillë, por ështëgjithë kohën duke pirë cigare dhe duke luajtur.

Ndërkohë, për Donaldin, një komentues shprehej se ai është shembull e nuk mban inat. Për Beatriksin nga ana tjetër, një komentues shprehej se ajo është false.