Lajme

Po të mos arrestohej kontrabandisti drogës nga policia shqiptare, ky do vazhdonte aktivitetin politik si ministrja Hajdari, ambasadori Berisha

08/15/2023 22:44
nga:Hisen Berisha

Shkruan: Hisen Berisha

Fatbardhësisht që autorin e krimit të trafikimit më drogë, (asamblist dhe shok i Gëzim Sveçles, kushëri i Ministrit Sveçla, siç raportojnë mediat), e kapi në vepër Policia e Shqipërisë dhe nuk mund ta fshehin nga drejtësia. Përndryshe Policia dhe drejtësia e Kosovës do ishin penguar të veprojnë. Ashtu siç nuk guxuan ta arrestojnë ministren Rozeta Hajdari për krimin e organizuar e korrupsionin me rezervat e shtetit, në grurë e vaj.

Përmbushja e kërkesës ndërqeveritare Kosovë – Shqipëri, për kalim të pa penguar të automjeteve dhe transporteve, nuk do të thotë infrastrukturë lehtësuese për trafikime kriminale.

Prandaj raportet e përfolura të Ministrit të Brendshëm, nuk janë të rastit, ndaj i njëjti duhet të dorë hiqet apo edhe të shkarkohet por jo nga përgjegjësia.

Dorëheqja e Sveçles, duhet të ndodh për të mos u penguar hetimet si rezultat i afërsisë me eksponentët e organizimit kriminal të trafikimit me drogë tani, ashtu siç po tentohet tejkalimi i aferës “incizimet”, ku flitej për trafikim armësh e edhe blerje vrasësish e dëshmitarësh dhe koordinim politikash me armiqtë e sigurisë rajonale dhe të Amerikës.

Po ashtu bazuar në opinionin e ekspertëve të drogave, se kontingjenti i kapur në Shqipëri, është drogë e cila duhet të jetë prodhuar në laboratore, atëherë kjo na asocion në laboratorin e përfolur të këshilltares së Ministres së Drejtësisë në Prishtinë, prandaj, dorëheqje duhet të jap edhe vetë ministrja Haxhiu!? Po të mos arrestohej kontrabanduesi i drogës nga Policia shqiptare edhe ky do kishte vazhduar aktivitetin politik si ministrja Hajdari, Haxhiu, Sveçla, ambasdori Berisha, e tjerë që po gjenerojnë krimin e organizuar e korrupsionin, kurse qeveritarët po e mbulojnë atë.

Prandaj, kjo na qon në dilemën se, meqë droga u kap e laboratori nuk dihet, mos ka ndikuar Qeveria e Kosovës në Policinë e Kosovës, që të mos zbulohet laboratori drogës?!

Kështu që, si qytetarë i preokupuar me përhapjen e dukurisë së përdorimit të drogave nga rinia në shkolla, dhe si ligjvënës e komisionar për siguri e mbrojtje, u bëj thirrje Prokurorisë së shtetit që të veproj në zbardhjen e çështjes, duke bashkëpunuar edhe me Prokurorinë e Shqipërisë, që të gjenden të gjithë të përfshirët në ketë aferë dhe të vihen para drejtësisë.

Ndërsa animoziteti politik e demokratik i partive politike parlamentare dhe jashtë parlamentare, përkatësisht i shoqërisë civile, po ia mundëson mbijetesën në keq/qeverisje Kurtit, duke kaluar nga një skandal në tjetrin, në procesin e falimentimit ekonomik, social, politik dhe të sigurisë së shtetit të Kosovës.