Sporti

Po stërvitej në rrugët e Parisit, makina përplas sportisten 25-vjeçare

07/29/2022 17:20
nga:E K

Tsudoi Miyazaki, sportistja japoneze e trigarëshit not-çiklizëm-atletikë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal në rrugët e Parisit.

25-vjeçarja po stërvitej në rrugët e kryeqytetit francez duke pedaluar bashkë me dy çiklistë të tjerë. Sipas policisë, Miyazaki ka humbur kontrollin dhe ka rënë në anën tjetër të korsisë duke u përplasur nga një makinë që po kalonte.

Tsudoi Miyazaki po përgatiteshe për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, dhe lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Trigarëshit.