Sporti

Po shkruan histori me Chelsean, Thomas Thuchel flet pas kualifikimit në finale

05/05/2021 23:33
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar gjithçka në ndeshjen mes Chelseas dhe Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka siguruar finalen e madhe, duke mposhtur skuadrën spanjolle, me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic.

Timo Werner dhe Mason Mount shënuan dy golat e mëdha të fitores në ndeshjen e sontme, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1.

Tashmë kemi të siguruar një finale të madhe angleze në mes Chelseas dhe Manchester Cityt.

Pas ndeshjes shumë i kënaqur me kualifikimin u deklarua trajneri i Chelseas, Thomas Thuchel

“Ne ishim shumë të fortë në pjesën e dytë. Është një dhuratë të kesh djem që më shtyjnë dhe më besojnë. Chelsea është plotësisht e përqendruar në fitore, jam shumë i lumtur me kualifikimin në finale”, tha Thuchel pas ndeshjes.

/GazetaBlic/