Lajme

Po shkonin drejt një pike që shpërndante ndihma, ushtria izraelite i vranë katër palestinezë

06/08/2025 16:52
nga:Genita C

Të paktën katër palestinezë janë vrarë nga të shtënat izraelite ndërsa po shkonin drejt një qendre shpërndarjeje ndihmash, thanë punonjësit e shëndetësisë në Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat kishin qëlluar me armë zjarri një grup që po vinte karshi tyre nuk ishte ndalur dhe kështu konsiderohej këcënim.

Ky është incidenti i fundit vdekjeprurës që ndodh pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, të cilat janë ngritur nga një organizatë e re, Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga Izraeli dhe ShBA-të.

IDF tha se ishte në dijeni të raporteve se njerëz ishin plagosur, duke shtuar: “Numri nuk përputhet me informacionin që mban aktualisht IDF”.

Incidenti i fundit ndodhi para agimit, pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash pranë Rafah në jug të Gazës.

Mjekët e ndihmës mjekësore palestinezë thanë se kishin evakuuar katër persona që u vranë, ndërsa turma u mblodh me shpresën se qendra e ndihmës do të hapej dhe ata mund të merrnin ushqim.

Një grua tha se burri i saj u qëllua në kokë ndërsa po priste të mblidhte ushqim për familjen e tyre.

Ushtria izraelite ka deklaruar se palestinezët duhet të lëvizin për në dhe nga vendet e shpërndarjes së GHF vetëm midis orës 06:00 dhe 18:00 sipas orës lokale – dhe se në të gjitha kohët e tjera duhet të konsiderohet një “zonë aktive luftimi”.

GHF ka thënë se hapi tre vende të dielën – një në Gazën qendrore në orën 06:00 dhe pastaj dy të tjera në Rafah në mesditë.

Izraeli kohët e fundit filloi të lejojë ndihmë të kufizuar në Gaza pas një bllokade tremujore, duke i dhënë përparësi shpërndarjes përmes GHF, shkruan BBC.