Sporti

Po shkëlqen tek Napoli, Kvaratskhelia: Ronaldo ishte idhulli im

10/08/2022 11:59
nga:Mergim Rreci

Khvicha Kvaratskhelia thotë se ai dhe Napoli nuk kanë kufij dhe zbulon se legjenda e Real Madridit, Guti ishte idhulli i tij para Cristiano Ronaldos.

Lojtari i Gjeorgjisë ka pasur një fillim mahnitës të sezonit, duke ndihmuar Napolin të fitojë nëntë ndeshje nga 11 në të gjitha garat këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një ekip plot me lojtarë të mëdhenj, nëse vazhdojmë kështu, mund të synojmë më lart se sa mendojnë të gjithë. Çdo fitore ishte e jashtëzakonshme, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë, gjithnjë e më shumë”, tha 21-vjeçari për Il Corriere dello Sport.

“Napoli është si një familje, një grup i bashkuar që punon me përkushtim, ne të gjithë shkojmë në të njëjtin drejtim, është një ekip i mrekullueshëm.

“Cristiano Ronaldo është idhulli im, edhe nëse i pari ishte Guti i Real Madridit. Kur luaja në rrugët e Tbilisi me miqtë e mi, vishja një fanellë të bardhë, duke shkruar emrin e tij në shpinë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/