Sporti

Po shkëlqen tek Manchester City, Guardiola ‘blindon’ talentin e ri

02/27/2024 09:15
nga:Lorik J

Manchester City ka njoftuar rinovimin e kontratës së talentit të tyre të madh Oscar Bobb.

Ai e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029, edhe për pesë sezone e gjysmë, përcjell GazetaBlic Sport.

Norvegjezi i ri ka debutuar këtë sezon për skuadrën e “qytetarëve”, duke shënuar tashmë dy gola dhe dy asistime në 16 ndeshje të luajtura.

20-vjeçari mbërriti në Angli në vitin 2019 dhe kaloi katër sezone në radhët e të rinjve përpara se të thirrej në skuadrën e parë.

/GazetaBlic Sport