Adnard Mehmeti është njëri nga futbollistët që po shkëlqen në kampionatin e Shqipërisë.
21 vjeçari nga Vushtrria është njëri nga më të dalluarit tek Erzeni, atje ku ka 11 ndeshje si titullar, me klubin nga Shijaku që po shkëlqen me rezultatet e arritura deri më tash.
Erzeni renditet në vendin e katërt me 17 pikë, duke konkuruar me skuadrat që qëndrojnë dukshëm më mirë financiarisht në Superiore.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Kosova dhe Shqipëria janë shumë të interesuara për shërbimet e mesfushorit Mehmeti, atje ku së shpejti pritet të bëhet e ditur edhe e ardhmja e tij.


/GazetaBlic Sport/


