Sporti

Po shkëlqen në ‘Wimbledon’, Kyrgios ftohet nga gjykata në Australi, akuzohet për dhunë ndaj ish të dashurës

07/05/2022 17:07
nga:Mergim Rreci

Australiani Nick Kyrgios u thirr këtë të mërkurë për t’u paraqitur në gjykatë në Canberra, Australi, më 2 gusht.

Bëhet fjalë për një akuzë për dhunë në familje nga tenisti kontrovers ndaj ish të dashurës së tij Chiara Passari. Episodi i dhunës dyshohet se ka ndodhur në dhjetor 2021, ku Passari ka bërë një denoncim pranë autoriteteve vendore, përcjell GazetaBlic Sport.

Tetorin e kaluar, ish e dashura e Kyrgios denoncoi në rrjetet sociale një gjoja tradhti nga ana e tenistit.

Kyrgios, numri 40 në botë, do të luajë të mërkurën, kundër kilianit Cristian Garín, në gjysmëfinale të turneut Wimbledon dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij në këtë edicion.

/GazetaBlic Sport/