Sporti

Po shkëlqen në Turqi, Sivvaspori ia cakton çmimin Rey Manajt

02/28/2024 13:34
nga:Lorik J

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj po shkëlqen me Sivassporin në Turqi dhe tashmë çmimi i tij është ngritur mjaft shumë.

Manaj ka shënuar 18 gola në të gjitha garat këtë sezon, ku 14 gola kanë ardhur në Superligën e Turqisë dhe 4 tjera në Kupë.

Paraqitjet e tij të mira dhe mosha relativisht e ri ka bërë që klubi i madh turk, Besiktas të interesohet për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Sipas mediave turke, Beiktas ka filluar punën për të forcuar skuadrën, veçanërisht dëshiron të rinovojë fazën sulmuese dhe kështu përfshiu në listën e tij Rey Manaj, i cili po bën mrekulli në Sivasspor.

Kryeqytetasit duan t’i ndajnë rrugët me Vincent Aboubakar dhe Cenk Tosun në verë dhe iu drejtuan yllit shqiptar pasi ai është një lojtar që njeh kampionatin.

Është thënë se kjo situatë i është përcjellë Sivasit përmes drejtuesve dhe trajneri Bulen Uygun ka bërë një deklaratë duke thënë se “Duam 15 milionë euro për Rey Manaj”.

Në rast shitje, Sivas mund të fitojë para serioze nga Manaj, të cilin e kanë marrë falas në verë, pasi shkëputi kontratën me Watfordin.