Ermir Rashica është padiksutim një nga xhevahirët e skuadrës së Skënderbeut, me të cilin klubi me shumë gjasa do të mbushë “arkat”. Ofertat dhe interesimet për të nuk mungojnë dhe merkatoja e janarit pritet të jetë shumë e “zjarrtë”.
Së fundmi për të në garë është futut Porto. Portugezët kërkojnë lojtarin e Kombëtares U-21, i cili me Skënderbeun në këtë sezon ka mundur të shënojë 7 gola në 18 ndeshje. drejtuesit korçarë duket parë interesimet ndaj tij nuk dëshirojnë ta lënë të ikë kollaj.
Kështu sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se korçarët nuk e lënë të lirë Rashicën nëse për të vijnë ofertë poshtë 500 mijë eurove. Gjithashtu klubi kërkon të mbajë edhe një përqindje të kartonit të futbollistit për të përfituar sërish nga një shitje e tij e mundshme. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme dhe cila do të jetë marrëveshja mes palëve për të ardhmen e Rashicës.