Mesfushori i Como, Nico Paz, ka diskutuar ambiciet e tij të së ardhmes.
“Nuk jam i fokusuar në asgjë përtej këtij sezoni për momentin”, tha Paz.
“Prioriteti im është të jap maksimumin tim për Como. Sa për atë që vjen më pas, askush nuk e di, por unë gjithmonë kam ëndërruar të kthehem në Real Madrid dhe të luaj përsëri për klubin.”
Raportet më herët sugjeruan se Inter Milan dhe Real Madrid ishin të interesuar për lojtarin.
Paz ka luajtur në 21 ndeshje për Como këtë sezon, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 3 asistime.
/GazetaBlic Sport