Duke folur për kanalin televiziv Sky Sports, Nasser Al-Khelaifi, shefi ekzekutiv i Paris Saint-Germain, nuk e fshehu aspak interesimin e tij për të nënshkruar me Marcus Rashford.
Sulmuesin i Manchester United, aktualisht duke luajtur për Anglinë, në Kupën e Botës 2022 dhe po shkëlqen me parqitjet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ai është një lojtar fantastik dhe të gjithë do të tentojnë për të nëse ai është i lirë, me kosto zero. Ne nuk e fshehim [interesimin e PSG-së], ne kemi folur për këtë në të kaluarën. Ndoshta [do ta trajtojmë atë] verën e ardhshme? Pse jo? Nëse është i lirë, mund të flasim direkt me të, por jo tani”, deklaroi Al-Khelaifi.
/GazetaBlic Sport/