Emir Sahiti, sulmuesi shqiptar po kalon një sezon fantastik në Kroaci, me ekipin e tij Hajduk Split.
Sahiti ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon me klubin e Hajdukut, me ç’rast edhe ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë ekipin e tij me gola dhe asistime.
Në këto paraqitje, Sahiti ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të Hajduk Splitit.
Sipas burimeve jozyrtare të ‘GazetaBlic Sport’, Emir Sahiti tashmë ka rënë në radarin e tri skuadrave të mëdha italiane që garojnë në Serie A.
Torino, Hellas Verona dhe Udinese janë tri ekipet e mëdha italiane që po e vëzhgojnë super futbollistin 22 vjeçar.
Vlen të theksohet se Sahiti ka kontratë me Hajdukun e Splitit deri në vitin 2025, por në rast se vazhdon me paraqitje të tilla, ai me shumë mundësi nga sezoni i ardhshëm mund të luajë në Serie A.
Sahiti ka qenë pjesë e ekipit kombëtar U-21 të Shqipërisë, ndërsa ende nuk ka vendosur se me cilën kombëtare A do të luajë në të ardhmen.
/GazetaBlic Sport


