PAOK Salonika ka marrë oferta për futbollistin Giannis Konstantelias nga AC Milan, Red Bull Salzburg dhe Chelsea.
Mesfushori 19-vjeçar rrëmbeu titujt kryesorë të mediave gjatë fundjavës, kur dha një asistim tërheqës në fitoren e PAOK-ut ndaj AEK-ut të Athinës, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, disa skuadra kanë ndjekur përparimin e mesfushorit sulmues prej disa kohësh dhe tashmë ka një linjë serioze të ekipeve të interesuara për të.
Inside Futbol mëson se AC Milan i ka ofruar rreth 10 milionë euro PAOK-ut për lojtarin dhe Red Bull Salzburg ka ofruar një ofertë prej 12 milionë euro.
Megjithatë, PAOK po kërkon më shumë para për një lojtar që po shikohet edhe nga Chelsea dhe që ka qenë i lidhur edhe me Leeds.
Skuadra greke kërkon diku rreth 15 deri në 20 milionë euro që Konstantelias të largohet nga klubi verën e ardhshme.
Ata janë të vetëdijshëm për talentin që kanë në radhët e tyre dhe duan të maksimizojnë fitimet e tyre nga shitja e tij.


