Real Madrid është klubi i fundit që është interesuar për sulmuesin e ri suedez, Alexander Isak, i cili aktualisht luan tek Real Sociedad.
Sipas AS, “Los Blancos” tashmë e dinë se nuk do të jetë e lehtë të sigurohet transferimi i lojtarit suedez dhe se Real Sociedad nuk dëshiron largimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Përballë këtij skenari, ekipi i Madridit do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit, të vlerësuar në 70 milionë euro, për të transferuar lojtarin.
Megjithatë, për transferimin e tij ka konkurrencë nga disa ekipe, pasi sulmuesi ka shkëlqyer në Euro2020 këtë stinor.
/GazetaBlic Sport


