Sporti

Po shkëlqen momentalisht tek Juventus, e ardhmja e Dybalas ende e paqartë

11/04/2021 13:32
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka rikthyer pozicionin e tij si protagonisti kryesor në Allianz Stadium, por rinovimi i kontratës ende po shtyhet.

Tuttosport shkruan se argjentinasi është mbreti i ri i bardhezinjve, pasi 27-vjeçari është rritur pas rikthimit nga lëndimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Dybala ka tejkaluar Michel Platinin dhe John Charles pasi shënoi 106 gola për Zonjën e Vjetër dhe së shpejti mund të arrijë në top 10, me Federico Munerati në 114 dhe Roberto Baggio në 115, shumë të arritshëm tashmë këtë sezon.

Reprezentuesi argjentinas tregoi lidershipin e tij në paraqitjen kyçe kundër Zenit St Petersburg në Ligën e Kampionëve të martën, por e ardhmja e tij në Torino është ende e pasigurt.

Tuttosport pretendon se nënshkrimi nuk do të arrijë menjëherë, pasi Jorge Antun e riplanifikoi udhëtimin e tij në Itali për shkak të vonesave burokratike të vazhdueshme në negociata.

Dy palët thuhet se kanë rënë dakord për kushte të reja, pasi Dybala duket se do të nënshkruajë një marrëveshje të re pesëvjeçare me 8 milionë euro në sezon plus bonuse.

Avokatët ende nuk kanë dhënë miratimin dhe takimi me agjentin e Dybala është shtyrë – përsëri.

/GazetaBlic Sport/