Gazeta spanjolle “Sport” raportoi se Bayern Munich është interesuar për nënshkrimin e portugezit Francisco Trincao nga Sporting i Lisbonës.
Kjo pas nivelit të spikatur që lojtari ka paraqitur këtë sezon, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 11 asistime në 26 ndeshje me Sportingun.
Trincao, 24 vjeç, kishte luajtur për Barcelonën, por ishte i pasuksesshëm në përvojë dhe më pas u largua drejt kryeqytetit portugez.
Barcelona ka të drejtë të riblejë nëse dëshiron për një shumë prej 20 milionë eurosh.
/GazetaBlic Sport