Sergio Ramos (Paris Saint-Germain) kishte shpresuar të kthehej në kombëtaren spanjolle për ndeshjet kundër Zvicrës dhe Portugalisë, por trajneri Luis Enrique nuk e ftoi qendërmbrojtësin me përvojë.
Shtypi spanjoll zbulon se lojtari është “jashtëzakonisht i zhgënjyer” me këtë vendim, sepse ai po bën një fillim të shkëlqyer të sezonit në PSG, ku ka qenë një nga lojtarët e shquar.
Sergio Ramos ka luajtur në 10 nga 11 ndeshjet e deritanishme, ka shënuar një gol dhe skuadra parisiene nuk ka pësuar në gjashtë nga ato ndeshje.
Paraqitjet e mira të mbrojtësit 36-vjeçar bëjnë që edhe PSG të mendojë për rinovimin e kontratës së tij, e cila përfundon në fund të sezonit.
/GazetaBlic Sport


