Drejtuesit e Rayo Vallecano janë shumë të kënaqur me paraqitjen e Radamel Falcao dhe synon të aktivizojnë opsionin për të vazhduar kontratën e tij edhe për një sezon.
Sipas AS, skuadra spanjolle duhet të njoftojë së shpejti se sulmuesi kolumbian, i cili kaloi nga FC Porto, do të qëndrojë deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Falcao, 35, i cili po rikuperohet nga lëndimi, ka shënuar pesë gola në tetë ndeshje.



