Karim Adeyemi supozoi se do të ishte i interesuar të largohej nga Salzburgu për në Barcelonë.
Ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe duket se do të largohet nga kjo skuadër për shkak se ka oferta të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.
“Barcelona është një nga klubet më të mëdha në botë dhe unë jam krenar që ata janë të interesuar për mua. Sigurisht që e shoh veten duke luajtur për Barçën në futboll. Është një klub i madh që gjithmonë luan për Champions League. Nëse dua të largohem, është një opsion”, tha lojtari duke folur në gala të Golden Boy.
Sulmuesi 19-vjeçar ka qenë në shënjestër të klubit katalanas që një kohe të gjatë.
/GazetaBlic Sport/


