Sporti

Po shkëlqen këtë sezon, Salzburgu cakton çmimin e Karim Adeyemi

10/06/2021 16:04
nga:Lorik J

RB Salzburg ka vendosur çmimin për një nga lojtarët e tij të mirë, Karim Adeyemi.

Vlerësimi është mbi 30 milionë dhe varësisht se si vazhdon sezoni i tij mund të arrijë edhe në 40 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Prandaj Liverpool dhe Bayern Munich paralajmërohen, duke pasur parasysh se për momentin këto janë dy klubet më të interesuar për lojtarin.

Karim Adeyemi ka shkëlqyer me Salzburgun deri tani në këtë sezon ka shënuar 11 gola në 16 paraqitjet e tij.

/GazetaBlic Sport