Sporti

Po shkëlqen këtë sezon, Real Madrid kërkon super mbrojtësin e Benficas

04/02/2024 23:46
nga:Lorik J

Real Madridi po tregon interes të madh për mbrojtësin e ri të Benfica-s, Antonio Silva.

Ai është një qendërmbrojtës 20-vjeçar, i cili ka qenë fantastik këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi cilësor dhe prioriteti i Carlo Ancelottit këtë verë do të jetë forcimi i mbrojtjes.

Ai tashmë është titullar në kombëtaren e Portugalisë dhe skautët e gjigantit evropian janë të bindur se Silva ka potencialin për të qenë një yll i ri i madh në të ardhmen.

Silva ka kontratë me Benfican deri në vitin 2027 dhe klubi portugez kërkon 80 milionë euro për të, ndaj Reali nuk do ta ketë të lehtë ta nënshkruajë.

/GazetaBlic Sport