Sporti

Po shkëlqen këtë sezon, Barcelona interesohet për Hallerin

12/09/2021 11:37
nga:Lorik J

Përforcimi i sektorit sulmues është një nga prioritetet e Barcelonës dhe emri i Sebastien Haller (Ajax) është ndër të dëshiruarit tek klubi katalunas.

Sipas Fichajes, Haller që ka qenë në formë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, ku tashmë ka një rekord mbresëlënës prej 10 golave ​​dhe paraqitje të shkëlqyera, po tërheq interesin e disa klubeve evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Problemi për Barçën është se klubi i Amsterdamit pagoi 22 milionë euro për transferimin e tij vitin e kaluar dhe tani ata as që janë të gatshëm të heqin dorë nga sulmuesi.

Këto vlera nuk janë në përputhje me gjendjen aktuale të pasigurt financiare të ekipit katalanas.

/GazetaBlic Sport