Sporti

Po shkëlqejnë këtë sezon, PSG po mendon rinovimin mes Messi dhe Ramos

09/13/2022 12:59
nga:L J

Të përshtatur mirë tek PSG, Messi dhe Ramos e kanë nisur mirë sezonin.

Formacioni 3-4-1-2 i Christophe Galtier duket se u përshtatet shumë yjeve të PSG-së, me Messin që shënoi katër gola dhe asistoi shtatë prej tyre.

Sipas L’Equipe, PSG dhe drejtori, Luis Campos po konsiderojnë të rinovojnë kontratat me Sergio Ramos dhe Leo Messi.

Të dyve u skadon kontrata verën e ardhshme dhe Campos do t’u ofronte atyre një rinovim për një vit.

Në rastin e Messit, ka të ngjarë që e ardhmja e tij të vendoset në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Argjentinasi është i fokusuar në Botërorin e tij i fundit në nëntor dhe nuk po mendon për të ardhmen me klubin.

/GazetaBlic Sport