Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në mediet rozë.
Ajo është përfolur kohëve të fundit se është në pritje të ëmbël, shkruan GazetaBlic.
Të gjitha këto aludime filluan kur në rrjet u bënë virale disa fotografi të Gentës ku vërehet dukshëm mbi pesha e saj.
Së fundi, ajo ka postuar një ‘story’ në rrjetet sociale dhe përkrah shkruan: “Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.

Kjo gjë nga ndjekësit u mor si konfirmim i lajmeve të shtatzënisë./GazetaBlic/


