Lajme

“Po shfajëson Serbinë”, Haraqija i reagon Spahiut: Bini e Voca janë të ri, por Kosovën nuk e shet Edi Rama

10/02/2022 20:18
nga:Genita C

Ish-ministri, Astrit Haraqija thotë se kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk e shet kurrë Kosovën.

Këtë reagim Haraqija e bëri, pas deklaratës së ish-ambasadorit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, i cili vlerësoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në OKB, duke thënë se po e shfajëson Serbinë.

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA kritikon Ramën: Po shfajëson Serbinë

“Avni Spahiu!!! Hajde voca, bini etj, janë të ri por ju, krejt zezat mi pas Kosoven nuk e shet Edi Rama”, shkruan në postimin e tij.