Lajme

Po shëtisnin në breg të lumit, familja zbulon arsenalin me armë

08/08/2022 14:20
nga:G B

Një familje në Britaninë e Madhe u befasua kur ka gjetur në breg të lumit një arsenal të madh armësh në ujë.

32-vjeçari Ryan Ball ishte atje së bashku me fëmijët e tij, në momentin kur një mik i ri i familjes rrëshqiti mbi një send metalik.

“The Sun” shkruan se adoleshenti më pas ka nxjerrë armë, duke përfshirë një automatik, municione, nga River Pool në Catford, Londra Juglindore.

“Ne ishim duke bërë një shëtitje nga lumi, aty ku shkojmë rregullisht. Fëmijët e mi po luanin me një djalë 15-vjeçare, James, kur ai rrëshqiti mbi atë që dukej se ishte një karikator arme. Më pas ai filloi të kërkonte përreth në ujë dhe njëri pas tjetrit i nxori të gjitha. Kam kontaktuar me policinë, e cila erdhi dhe mori armët”, ka treguar Ryan.

Ndërsa zëdhënësi i Shërbimit Policor të Met Callum Jones tha: “Oficerët morën pjesë dhe një armë zjarri dhe municione u gjetën dhe u hoqën nga vendi i ngjarjes”.

FOTO/ Po shëtisnin në breg të lumit, familja zbulon arsenalin me armë