Lajme

Po raportonte live në kufirin Izrael-Liban, momenti kur një raketë bie pak metra larg gazetares

11/14/2023 18:21
nga:Y I

Një gazetare libaneze ka përjetuar momente frike dhe paniku kur një raketë ka shpërthyer pak metra larg saj gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Rif Akil, e cila punon për kanalin libanez Al Jadeed, teksa transmetonte reportazhin e saj mbi tensionin në kufirin Izrael- Liban, papritur dëgjoi një shpërthim të fortë.“

Transmetimi i drejtpërdrejtë libanez u ndërpre nga sulmi me raketa.

Sipas “The Guardian”, gazetarja nga Libani ishte me kolegë të tjerë në rajonin Yaroun pranë kufirit me Izraelin.