Sporti

Po qysh huqet ky rast o zotëri? Lojtari i Chelseat bëhet viral me gabimin e tij

08/22/2024 22:32
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat aktualisht po luan në kuadër të Play Offit të Conference League ndaj Servette.

Në këtë duel, Marc Guiu ka bërë huqjen e vitit definitivisht, shkruan GazetaBlic Sport.

I vetëm me portën, pas një gabimi të portierit, Guiu iu afrua zonës, goditi… por sërish dështoi.

Kjo huqje masive ndodhi në minutën e 50’të – teksa minuta më pas u bë virale në rrjetet sociale.

Ja pamjet: