Showtime

Po priste djalin jashtë akademisë, qëllohet për vdekje aktorja e njohur

12/20/2021 09:52
nga:Donika Fetahu

Një aktore dhe këngëtare meksikane u qëllua me armë teksa po priste të merrte djalin e saj 11 vjeçar.

Tania Mendoza po qëndronte jashtë akademisë në qytetin Cuernavaca të Morelos, kur dy burra të armatosur kan qëlluar drejt saj, njëri nga ta e qëlloi aktorën disa herë para se të largohej.Akoma policia nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin, përcjell GazetaBlic.

Ende nuk dihet motivi i vrasjes, por artistja më herët kishte bërë me dije se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin armiq, ku ajo bashkë  me familjen e saj ishin rrëmbyer në vitin 2010.Mendoza, 42 vjeçe, u bë e famshme, pas një roli kryesor në filmin La Mera Reyna del Sur.

Kurse sipas agjëncisë së lajmeve Efe, ky rast po trajtohet si “femicide”./GazetaBlic/