Showtime

Po, po kemi dasmë! E konfirmon vetë Dafina Zeqiri

11/06/2023 18:17
nga:G B

Dafina Zeqiri ka konfirmuar lajmet për martesën e saj. Këtë e ka bërë me anë të një story në Instagram ku duket duke bërë gëzuar.

“Gëzuar për nuset e reja të 2024,”-shkruan Dafina.

Kujtojmë që më herët u përfol për një dasmë të këngëtares me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin, mirëpo tashmë s’ka më dyshime.

Sakaq Dafina lidhjen e bëri të ditur përmes një fotografie në InstaStory, duke pozuar në krah të të dashurit.