Lajme

Po pinin kafe- Viktima në Kavajë u qëllua në prani të babait të tij

05/21/2023 19:33
nga:G B

Një plumb në kokë i ka marrë jetën Arian Gosës pasditen e sotme në Kavajë.

ABC News mëson se Gosa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal, ku një person i është afruar duke qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara autori, ende i paidentifikuar ka ikur në këmbë pasi ka qëlluar ndaj Gosës. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.