Sporti

Po përgatitet rikthimi i madh: Vetëm detajet e fundit kanë mbetur që Lukaku të shkojë te Inter

06/19/2022 18:47
nga:E K

Sezoni i Romelu Lukakut te Chelsea nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për të mos thënë që ishte një dështim.

Sulmesi belg është duke bërë përpjeke të vazhdueshme për t’u rikthyer te Interi, te ekipi që kaloi periudhën më të mirë të karrierës, përcjell GazetaBlic Sport.

Lukaku pritet të transferohet fillimisht në formë huazimi.Interi aktualisht po i jep 7 milionë euro Chelsea për huazimin e Lukakut, “blutë” kërkojnë 12 dhe pritet të mbyllen rreth 10 milionë euro.