Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar sot lagjen Veternik, ku është takuar me qytetarët e saj dhe ka biseduar për problematikat që kanë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se për lagje si Veterniku duhet punë dhe plane, duhet me u bë më shumë.
Postimi i tij i plotë:
Po për Veternikun çka po bojmë?
Dita veçse ka filluar. Lagjja tjetër që e vizitoi Beka ishte Veterniku, ku piu kafe…ani, dikush piu edhe ujë, por e rëndësishmja, Beka me qytetarët e kësaj lagje folën për problematikat e tyre, dhe për metodat me të cilat duhet të punohet për zgjidhjen e tyre.
Për lagje si Veterniku duhet punë dhe plane, duhet me u bo ma shumë…
Beka e bon!


