Lajme

Po niste fëmijën në çerdhe, vdes papritur 50 vjeçari në Tiranë

12/06/2023 13:03
nga:Y I

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa dërgonte drejt çerdhes fëmijën.

Sipas dyshimeve të para shtetasi D.S. humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.