I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në këto momente është duke zhvilluar takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kështu ka marrë vesh Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së.
“Në këto momente është duke ndodhur takimi ndërmjet Lajcakut e Lumir Abdixhikut”, tha ky burim.
Gazeta Blic merr vesh se temë e këtij takimi është dialogu Kosovë- Serbi.
Lajcak gjatë ditës së djeshme e ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Lajçak përmes një postimi në Tëiter, ka shkruar se gjatë takimit me kryeministrin Kurti e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes për energji me Serbinë gjatë javës së kaluar.
“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak në tëitter.
Lajçak tregon se çka bisedoi me Kurtin


