Showtime

“Po ndërtojmë kështjellat tona”, mesazhi i fortë i Dua Lipës për gratë në të gjithë botën!

12/04/2022 16:41
nga:G B

Kur bëhet fjalë për paraqitjet e saj, Dua Lipa nuk ka frikë asnjëherë të tregojë seksualitetin dhe feminilitetin e saj.

Por artistja shqiptare dëshiron që gratë e tjera të kenë besimin për të bërë të njëjtën gjë dhe të jenë krenare.

“Si gra, ne kemi qenë të shtypura se si duhet të dukesh apo të jesh. Ne jemi shtyrë për një kohë të gjatë për të ndjerë se kush jemi në të vërtetë dhe për të eksploruar anën seksuale dhe femërore të vetes. Ne po ndërtojmë kështjellat tona, por jo domosdoshmërisht duke marrë njohjen që meritojmë”, ka thënë Dua sipas “The Sun”.

Dua, e cila sapo ka përfunduar një turne botëror dhe ka punuar, ndër të tjera, me Miley Cyrus, reperin Sean Paul dhe Kylie Minogue, beson se gratë për dekada nuk kanë pasur njohjen që meritojnë.

Kujtojmë se Dua mbylli turneun e saj “Future Nostalgia” në Tiranë, më 28 nëntor.