Në vazhdim po ju japim disa truke që mund të përdorni për të kontrolluar nëse balluket janë një zgjedhje e mirë për ju
Këtë truk të mrekullueshëm, një parukiere e ka shpërndarë në Instagram, ku ka treguar se si të bëhen “balluke të rreme”, pra ju duhen vetëm karfica flokësh dhe durim.
Si fillim, ndani flokët në pjesën e përparme në formë të shkronjës V dhe krijoni balluke të rreme me ato fije, transmeton Telegrafi.
Hapi tjetër është ta “palosni” atë pjesë të flokëve përgjysmë dhe t’i krihni, duke u kujdesur për gjatësinë e dëshiruar të ballukeve.
Mbërtheni flokët me karfica të holla që janë më të ngjashme me ngjyrën e flokëve tuaj natyralë.
Stilizoni pjesën tjetër të flokëve tuaj në mënyrë që karficat të mos duken, dhe këtë mund ta bëni duke i lidhur flokët në një topuz të lartë dhe të çrregullt.
Kjo i bën balluket të duken më realiste. Shikoni videon:
View this post on Instagram