Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas barazimit 1-1 me West Ham në Londër.
Megjithatë, këtë herë zemërimi i ish-sulmuesit nuk iu drejtua lojtarëve apo trajnerit, por një tifozi të veçantë.
Pas ndeshjes që i dha fund shpresave të Djajve të Kuq për një seri prej pesë fitoresh në Premier League, një tifoz i njohur i ekipit u bë kryefjala e mediave sociale dhe studiove televizive. Kërcënimi i tij personal është se nuk do të presë flokët derisa ekipi i tij i dashur të shënojë pesë fitore radhazi në kampionat.
Ndërsa United dështoi të mposhtte West Ham, flokët e tifozit mbetën të paprekura dhe vëmendja e medias ndaj tij u intensifikua. Kjo e zemëroi Rooney-n, i cili komentoi situatën në stilin e tij.
“Nëse do të më kërkohej t’ia rregulloja flokët këtij djali, do ta dërgoja në anën tjetër të vendit. Sinqerisht, më acaron shumë”, shpërtheu Rooney.
“Po flasim për Michael Carrick dhe Manchester United, një ekip që po ndiqte fitoren e pestë radhazi. Në vend të kësaj, e gjithë historia sillet rreth asaj nëse ai djalë i preu flokët apo jo”, shtoi Rooney i zemëruar.
/GazetaBlic Sport/


