Sporti

Po luan me kombëtaren e Spanjës, Interi dëshiron Jordi Alban

06/23/2021 08:43
nga:Mergim Rreci

“Mundo Deportivo” pretendon që Interi dëshiron mbrojtësin e majtë Jordi Alba dhe janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë në këmbim.

Ai është nën kontratë me Barcelonën deri në qershor 2024 dhe mund të jetë futbollist i ri i Interi vetëm nëse ka marrëveshje të dyfishtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Alba kontriboi me pesë gola dhe 15 asistime në 49 ndeshje konkurruese për Barcelona edicionin e kaluar.

Ai gjithashtu ka tetë gola në 74 ndeshje për Spanjën.

Mundo Deportivo këmbëngul se në vend të parave, Interi do të jetë në gjendje të shkëmbejë disa lojtarë që janë me interes për Katalanasit.

/GazetaBlic Sport/