Sporti

Po largohet nga Fenerbahce, kjo mund të jetë skuadra e re e Mesut Ozil

04/08/2022 15:25
nga:Mergim Rreci

Mesut Ozil nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Fenerbahces.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i skuadrës, Ali Koç, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi i Stambollit preferon që ai të mos vazhdojë dhe pritet të nisin negociatat për shkëputjen e kontratës së tij.

Sipas informacioneve të fundit, skuadra angleze, Hull City është shumë e interesuar për shërbimet e tij dhe mund të jetë destinacioni i tij i ri.