Ish ylli i Chelseat, Oscar, është larguar nga Superliga Kineze pasi ka fituar 175 milionë funte në shtatë vjet.
Në vitin 2017, futbollisti brazilian Oscar befasoi botën pasi zëvendësoi Chelsean me ekipin kinez të Shangait. Në atë kohë, 25-vjeçari ishte një nga më të mirët në skuadrën angleze dhe pritej që ai të vazhdonte të luante në fushat e Evropës, por ai tronditi me përzgjedhjen e tij.
Tani 33 vjeç, Oscar ka njoftuar se do largohet nga klubi.
Mesfushori ishte në lot pas ndeshjes së tij të fundit për Shangain teksa u dha lamtumirën tifozëve.
Në Shangai, braziliani vendosi një sërë rekordesh. Ai shënoi 77 gola dhe dha 113 asistime në 248 ndeshje.
Pamjet nga lamtumira e tij me tifozët:
After 8 years at the club, Oscar is set to leave Chinese side Shanghai Port.
He was moved to tears as fans begged him to stay after yesterday’s game… pic.twitter.com/fWefwZaW8c
— george (@StokeyyG2) December 4, 2024


