Manuel Locatelli pa reagimin e Juventusit kundër Zenit dhe këmbëngul se Bianconerët po bëjnë gjithçka për tifozët.
Bardhezinjtë iu rikthyen fitoreve me fitoren 4-2 ndaj Zenit në Champions League.
“Ne i thamë njëri-tjetrit se duhet të jemi lojtarë të fortë përpara kundërshtarit”, tha Locatelli për Sky Sport Italia, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi luajtur shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë, duke ndjekur atë që thotë trajneri Allegri. Ne duhet të japim gjithçka siç dhamë sonte.
“Ne jemi të parët që jemi të vetëdijshëm kur nuk luajmë mirë. Ne duam të japim gjithçka për tifozët tani”, tha Locatelli pas ndeshjes.
Kujtojmë që ai po kritikohet shumë nga mediat italiane për paraqitje e dobëta me skuadrën e tij të re.
/GazetaBlic Sport/


