Sporti

Po kërkon blerjen e klubit, multimilioneri Zilliacus: Manchester United është më i mirë pa Ronaldon

03/28/2023 17:53
nga:Mergim Rreci

Thomas Zilliacus është një nga të interesuarit për të blerë Manchester United dhe këtë të martë ka dhënë një intervistë për kanalin holandez NOS, ku ka siguruar se nëse do të jetë pronari i ri i djajve të kuq, do të mbajë trajnerin Erik ten Hag. 

Madje ai ka kujtuar edhe ‘luftën’ e trajnerit me Cristiano Ronaldon, nëntorin e kaluar, duke thënë se largimi i Ronaldos klubit i bëri shumë mirë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Me sa kam parë, ai është një trajner i shkëlqyer. Ajo që bëri me Ajax-in ishte fantastike, dhe ajo që ai ka bërë në Manchester United është e njëjtë, sepse në fillim të sezonit gjërat nuk dukej se po shkonin aq mirë. Ai kishte guximin, dhe unë e admiroj shumë këtë, për t’u thënë yjeve si Cristiano Ronaldo “Unë jam në krye këtu dhe kjo është ajo që duhet të bëni”. Dhe kjo bëri që Ronaldo të largohej nga Man. United, që më duket se ka qenë një vendim i mirë, sepse klubi është shumë më i mirë pa të”, tha multimilioneri finlandez.

/GazetaBlic Sport/