Lajme

Po kalonte pushimet në Durrës, mbytet në det turistja boshnjake

06/22/2025 18:56
nga:G C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66 vjeçe dhe banore e Bosnjë e Hercegovinës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë larjes në det.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes, raporton Tch.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.