Lajme

“Po humbim kohë për gjëra jorelevante”, nga VV’ja i reagojnë Lajçakut: Po krijohet kontradiktë e çuditshme

07/01/2024 13:07
nga:N K

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për kërkesën e Kurtit për nënshkrim dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiq, ka thënë se po humbim kohë për gjëra jorelevante.

Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua deputeti nga Lëvizja VetëVendosje,NAgon Batusha, ku tha se ka humbur balanci në dialog dhe se duhet kthyer.

“Pikërisht te kjo që po thojnë që u humb balanci në dialog dhe duhet të kthehemi te balanci, për me u kthy te balanci duhet të sqarohen gjërat përderisa kemi një letër të ish kryeministrisës ose qeverisjes së Serbisë që nuk e pranon marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se duhet një sqarim i gjërave sepse po kërkohet të zbatohet nga ne diçka që nuk është pranuar nga Serbia, ku  sipas tij është krijuar një kontraditë brenda.

“Atëherë duhet me sqaru sepse neve po na kërkohet me u zbatu diçka që as nuk është nënshkruar dhe zyrtarisht as nuk pranohet prej Serbisë, kështu që pa u sqaru gjërat në dialog natyrisht që nuk mund të vazhdohet tutje, sepse është ka krijohet njëfarë kontradiktë e çuditshme brenda”, përfundoi deputeti nga LVV-je Agon Batusha./GazetaBlic/