Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së ekzekutivit, raporton Gazeta Blic.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimin e pesë ministrave, nën dyshimin për korrupsion dhe keqëprdorim të detyrës zyrtare, Kurti ka pasur një përgjigje të shkurtër.
“Unë nuk jam i informuar për këto hetime”, tha shkurt shefi i ekzekutivit.
Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili është edhe ai njëri nga të dyshuarit tha se këtë lajm e ka kuptuar nga mediat.
“Hetimet i kemi kuptuar nga ana e mediave. Nuk kam marrë asnjë ftesë për intervistim e as për asgjë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.


